Danielsson në takimin me Daçiç: Taksa të pezullohet urgjent

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson, ka përsëritur sot kërkesën e Komisionit Evropian që Prishtina të heq taksën ndaj produkteve serbe. Ai ka thënë se për veprimet që po e pengojnë vazhdimin e procesit do të kenë pasoja të dëmshme.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, është takuar sot me Drejtorin Gjeneral për Politikë të Fqinjësisë së Mirë dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian, Christian Danielsson.

Në këtë takim është diskutuar për rrugën e integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, ndërsa Danielsson ka thënë se i gjithë rajonit duhet të përfitojnë nga momenti i krijuar, pasi sipas tij përbërja aktuale e institucioneve të BE-së është shumë e hapur ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Sa i përket qëndrimit të Qeverisë së Kosovës për taksë ndaj produkteve serbe, Danielson ka thënë se Komisioni Evropian ka i ka bërë thirrje Prishtinës në mënyrë urgjente dhe shumë të qartë për ta pezulluar taksën, shkruan “novosti”.

Danielsson ka thënë se për të gjitha ato veprime që po e pengojnë vazhdimin e procesit, do të ketë pasoja.

Megjithatë në Kosovë ka polarizim të skajshëm sa i përket taksës. Në njërën anë kryeministri Haradinaj që nuk e heq taksën pa një marrëveshje ku Serbia e njeh Kosovën si shtet, dhe në anën tjetër partneri më i madh i koalicionit dhe njëra nga partitë më të mëdha opozitare kërkojnë që taksa të pezullohet pas thirrjeve dhe presionit të SHBA-së.

SHKARKO APP