DASH: Liderët të ngrihen mbi interesat partiake

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur rezultatet e referendumit në Maqedoni, ku qytetarët shprehën mbështetjen për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Departamenti Amerikan i Shtetit në një deklaratë për mediat, fton liderët e partive politike të ngrihen mbi interesat partiake dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi historike.

”SHBA-të fuqishëm e mbështesin implementimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës e cila mundëson Maqedonisë të merr vendin e merituar në NATO dhe BE dhe do të kontribuojë në stabilitetin rajonal, të sigurisë dhe prosperitet. Me faktin se Kuvendi i Maqedonisë tani fillon me shqyrtimin e ndryshimeve kushtetuese, i ftojmë liderët të ngritën mbi politikat partiake dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi historike që të mundësojnë të ardhme të ndritur për vendin si anëtare e plotfuqishme e institucioneve perëndimore”, thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.

SHKARKO APP