David Hale: Zgjidhje për Kosovë-Serbi? SHBA nuk ofron recetë

Nënsekretari amerikan për Çështje Politike, David Hale do të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën në fund të kësaj jave, ku, sipas Departamentit të Shtetit, ai do të bisedojë me zyrtarë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.Në një intervistë për “Danas”, Hale thotë se “as Shtetet e Bashkuara” apo dikush tjetër, nuk mund “të diktojë rezultatin përfundimtar të negociatave Beograd-Prishtinë”.

“Ka një shans që një zgjidhje gjithëpërfshirëse do të arrihet këtë vit, por vetëm nëse dialogu fillimisht do të rifillojë. Është koha për të ndaluar provokimet nga të dyja anët, për të hequr taksën dhe për ta kthyer Beogradin dhe Prishtinën në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe se të dyja palët janë të angazhuara për paqe”.

“Ne besojmë se do të ishte për keqardhje të humbasim këtë mundësi unike për paqe, siguri dhe rritje ekonomike”, siton Hale Presidentin Trump.

Sipas tij, Amerika nuk do të ofrojë një recetë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Ne besojmë se ajo duhet të jetë e zbatueshme si në Kosovë ashtu edhe në Serbi dhe duhet të kontribuojë në stabilitetin afatgjatë të rajonit. Vetëm Beogradi dhe Prishtina mund ta bëjnë këtë përmes negociatave të drejtpërdrejta që nevojiten për të arritur një zgjidhje”.

“Udhëheqësit dhe ekipet e tyre duhet të përtërijnë negociatat e udhëhequra nga Bashkimi Evropian për të shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe atë të qytetarëve të saj sinqerisht dhe haptazi të komunikojnë. Në këtë proces, udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës kanë mbështetjen tonë të plotë”, shtoi Hale.

Hale ka qenë më herët, ambasador i SHBA-ve në Pakistan, Liban dhe Jordani. Si diplomat i karrierës, në atë kohë, ai ishte i dërguar i posaçëm për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

SHKARKO APP