Deklaratat e Ramës dhe Bushatit, Maqedonia i kërkon llogari ambasadorit shqiptar
Dje në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë është thirrur Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka.
Në njoftimin e ministrisë maqedonase thuhet se arsyeja e thirrjes s% ambasadori janë “‘deklaratat ofenduese të shpeshta dhe komentet nga persona zyrtarë të Republikës së Shqipërisë, drejtuar Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj”!
Në takim është thënë se deklaratat e kreut të Qeverisë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë për dykombësi dhe ndryshimin e rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë janë ndërhyrje e hapur në punët e brendshme të Maqedonisë ndërsa, etiketimi i maqedonasve si ‘sllavomaqedonas’ është ofendim dhe diskriminim drejt maqedonasve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”.
Po ashtu është theksuar se mesazhe të tilla “janë provokim serioz për fqinjësi të mirë, të cilën po duan ta injorojmë. Ajo çfarë na duhet në rajon, është unifikimi rreth integrimit në BE, zhvillim në sferën ekonomike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë.