Deklaratat për Kosovën, Kisha Ortodokse serbe akuzon Vuçiç për “tradhti të lartë”
Pak ditë më parë, në një intervistë për mediat serbe, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi se Beogradi e ka vulosur vetë pavarësinë e Kosovës me veprimet e kryera e ndërmarra ndër vite.
Deklarata u prit me reagime të ndryshme në vend, kryesisht negative, por Kisha Ortodokse serbe e çon përtej negativitetit reagimin e saj.
Një grup klerikësh kanë reaguar ashpër ndaj presidentit të tyre, duke e akuzuar madje deri për “tradhti të lartë”.
“Çdo kompromis me Kosovën që do të çonte në pavarësinë e saj është tradhti e lartë për popullin serb,”, deklaroi ish-peshkopi i Hercegovinës, Atanasije Jevtiç.
Drejtuesi i kishës serb në Mal të Zi u tregua me diplomat.
“Koha na ka sjellë njerëz që mendojnë se janë udhëheqës, por ata nuk e dinë që mbretëria e qiellit është i vetmi realitet në këtë botë. Përkundër udhëheqësve, serbët në Kosovë e kanë kuptuar këtë, prandaj kanë mbijetuar”, deklaroi Amfilohije.
Zyrtarisht Serbia është një shtet laik, por kisha ka një ndikim të madh në vendimarrje dhe raportet e fundit ndërkombëtare kanë lëshuar alarmin se ky ndikim është përforcuar vitet e fundit.