Del videoja, si u vra bossi i mafias greke, miku i Alket Rizait
Mediat greke kanë publikuar videon e vrasjes së bossit të mafias dhe krimit, Vassilis Stefanakos, mik i shqiptarit të burgosur Alket Rizait.
Vrasja e tij më datë 17 janar të këtij viti bëri bujë në Greqi nisur nga e shkuara e Stefanakosit, i cili një pjesë të mirë të jetës së tij e ka kaluar në burgje me një serë akuzash, siç është drejtimi i strukturave kriminale, vrasje, trafik armësh, trafik droge, etj.
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur në 57-vjeçari u ekzekutua me 22 plumba kallashnikovi në lagjen Haidari të Athinës.
Autorët po e prisnin Stefanakosin jashtë një ndërtese, e cila përdorej për të strehuar në katete e para disa punëtorë të një kompanie, ndërsa në katet e mësipërme ndodheshin zyrat e një kompanie gazi të lëngshëm.
Veç dy personave që kryen ekzekutimin, sipas prokurorëve dyshohet që edhe të tjerë të tjerë të përfshirë në këtë krim. Bëhet fjalë për njerëz të cilët kanë ndjekur lëvizjet e përditshme të të ekzekutuarit.
Në momentin kur e kanë parë të dalë, njëri prej tyre ka zbritur nga motori dhe është drejtuar për tek viktima, ndërsa tjetri është afruar me motor për të marrë shokun e tij duke u larguar prej aty me shpejtësi.
vijon