Delegacioni i Kongresit amerikan viziton Malin e Zi

Senatori amerikan Lindsey Graham tha në Podgoricë se Shtetet e Bashkuara janë mik dhe partner i Malit të Zi.

“Kongresi është aleati juaj, dhe shpresojmë që në vitin 2020 t’i dëshmoni vetes dhe botës se demokracia mbetet në Mal të Zi përgjithmonë,” tha senatori republikan, i cili vizitoi Malin e Zi në krye të një delegacioni të Kongresit amerikan.

Delegacioni përgëzoi Malin e Zi për reformat në shoqërinë malazeze dhe shprehu gatishmërinë e Kongresit për të ndihmuar në forcimin e rolit të Malit të Zi në rajon.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç, në takim me Senatorin Graham falënderoi Uashingtonin për mbështetjen e vazhdueshme. “Pa mbështetjen e SHBA, tha ai, Mali i Zi nuk do të ishte aty ku është sot. Ai tha se Mali i Zi vlerëson bashkëpunimin dhe ndihmën në forcimin e shtetit ligjor dhe të institucioneve.

Delegacioni u prit në takime të ndara edhe nga kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviç dhe nga presidenti malazez Milo Gjukanoviç. /voa

SHKARKO APP