Delina Fico merr 9 milionë dollarë nga USAID

Gazeta “Dvdenik” në Maqedoni do të hapet me lajmin se Delina Fico do të marrë fondin prej 9 milionë Dollarë nga USAID.

Syri.net ka mundur të sigurojë faqen e parë të gazetës “Dvenik” që do të dalë ditën e nesërme në treg.

“Mbështetësja e Soros, Delina Fico do të marrë 9 milionë Dollarë nga USAID për OJQ-të”. Ky është kryeartikulli i gazetës “Dvenik”, që në faqe të parë ka Delina Ficon dhe Edi Ramën.

Fico përshkruhet nga mediat maqedonase si një aktiviste e miliarderit amerikan George Soros, e cila së fundmi ka hapur në Shkup një zyrë për të menaxhuar fondet e OJQ. /SYRI.net/

Intervista në Ora News – Aktivistja Fico: Pse nuk mjafton të thuash “jam kundër dhunës ndaj grave”

Në lajmet e kronikës dhe komunikatat e policisë çdo ditë ka raportime për dhunën në familje, kryesisht ndaj grave.

Aktivistja e njohur e të drejtave të njeriut, Delina Fico, thotë se për të luftuar këtë fenomen nuk mjafton vetëdeklarimi  “unë jam kundër dhunës ndaj grave”.

E ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Fico thotë se parandalimi i këtij fenomeni kërkon angazhim më të madh të institucioneve politike dhe vendimarrëse.

Fico: Ky është një problem për të cilin nuk mjafton vetëm të thuash jam kundër dhunës ndaj grave.Duhen marrë të gjitha masat që të parandalohet dhuna ndaj grave por dhe të mbrohen viktimat e dhunës.Masat kanë të bëjnë me zbatimin e ligjeve, të cilat kërkojnë jo vetëm vullnet politik por dhe investime të caktuara, buxhete të caktuara.Duhen fushata edukimi për të edukuar fëmijët por dhe njerëzit lidhur me të drejtat e grave, por edhe lidhur me ligjshmërinë që mbron të drejtat e grave.Duhen programe që mbrojnë viktimat e  dhunës por dhe i ndihmojnë ato të riintegrohen në jetë pasi kanë dalë nga një situatë e dhunshme. Duhet që prokurorët, gjykatësit dhe policët të kenë një trajnim më të mirë dhe struktura të posaçme ose njohuri të posaçme për të adresuar dhunën ndaj grave.Të gjitha këto kërkojnë vullnet politik dhe ekonomik.Kjo varet shumë nga institucionet politike dhe vendimarrëse.

Fico komentoi edhe marshimin e grave kundër Presidentit të ri të SHBA, Donald  Trump.

Fico: Ky marshim shërben për ti kujtuar Trump dhe administratës së tij të drejtat që njerëzit e komuniteteve të ndryshme, përfshirë gratë që janë gjysma e popullësisë, kanë arritur në SHBA. Mbetet për tu parë nëse Trump do ti përmbahet retorikës së fushatës, apo do të marrë hapa për të konsoliduar të drejtat e njeriut   që ekzistojnë në SHBA.

Aktivistja nuk është dakord me tezën se marshimi ishte më tepër politik sesa me një kauzë të qartë në mbrojtje të të drejtave të grave.

Fico:Është keqinterpretim i protestës, protesta ishte e organizuar nga një larmi grupesh që punojnë për të drejtat e grave, por dhe të drejtat e njeriut në SHBA. Grupe që bien dakord për çështje të mëdha të të drejtave të grave.Pjesmarrja e disa figurave të njohura të jetës publike në SHBA, tregon se janë të shqetësuar lidhur me të ardhmen e të drejtave të njeriut nën një administratë Trump dhe deshën të bëjnë zërin e tyre të dëgjohet. Dyshoj që të 500 mijë protestuesit që morën pjesë në marshim të jenë përkrahës të Hilari Klinton.

/Oranews.tv/

SHKARKO APP