Deliu-Kodra kritikon fuqishëm Serbinë për qasjen ndaj Kosovës
Kuvendit të Kosovës në AP të SEECP-së, ka marrë pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit për Evropën Juglindore, që po mbahen në Zagreb.
Në fjalën e saj vlerësoi vendimin që Kosova të marrë pjesë në gjitha organizatat rajonale duke e cilësuar si një ndër vendimet më të rëndësishme për stabilitetin në rajon, por theksoi fuqishëm se vendimi i palës serbe për të bllokuar Kosovën që të zhvillojë në Prishtinë mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Infrastrukturë dhe Energji është hap mbrapa nga ana e Serbisë, që bie ne kundërshtim me bashkëpunimin rajonal dhe normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ajo i bëri thirrje përfaqësuesit të delegacionit të Serbisë që të zbatojnë Deklaratën e Tiranës që është miratuar edhe nga pala serbe, jo vetëm formalisht por edhe në praktikë.