Demonstrata të dhunshme në Selanik, plagosen disa policë
Qyteti i Selanikut është përfshirë nga protesta të dhunshme pasditen e kësaj të shtune, ku shumë qytetarë kanë dalë në tubim kundër marrëveshjes së emrit që pritet të arrihet mes Greqisë dhe Maqedonisë.
Qytetarët grek mendojnë se kjo marrëveshje nuk i sjell atyre asnjë të mirë, por përkundrazi, ata thonë se shteti fqinj del përfitues.
Protestuesit janë përleshur me forcat e policisë përpara fjalimit të kryeministrit Alekis Cipras.
Mediat vendase raportojnë se protestuesit kanë hedhur gurë e objekte të forta në drejtim të policisë, ku ka disa të plagosur mes tyre, dhe këta të fundit u përgjigjën me gaz lotsjellës.
Ndërkohë që grekët prej disa javësh protestojnë kundër marrëveshjes.