Dënohet me burg emri i madh i futbollit kroat

Ai konsiderohet si figura më e fuqishme e futbollit kroat, por tani Zdravko Mamic po përballet me një dënim prej 6 vitesh e gjysmë burg për korrupsion.

Mamic u shpall fajtor pasi fshehu miliona euro gjatë periudhës së transferimeve në merkato kur ai ishte drejtor i përgjithsëm tek Dinamo Zagreb.

Në prag të verdiktit ai u largua përtej kufirit në Bosnje. Zdravko Mamic nuk ishte vetëm drejtori i përgjithshëm i klubit Dinamo Zagreb, klubi më i madh në Kroaci, por ai gjithashtu ishte dhe zv. Presidenti i Federatës Kroate të Futbollit.

Mes ish- lojëtarëve të Dinamos të përfshirë në këtë skandal është edhe kapiteni i Kroacisë, Luka Modric, i cili u akuzua për dëshmi të rreme.

Mesfushori i Real Madrid dyshohet se ka bërë deklarata të rreme gjatë gjyqit, kur u pyet në lidhje me transferimin e tij në vitin 2008 tek klubi i Tottenham. Ai nuk i komentuar akuzat.

Por rasti i tij nuk do të ndikojë tek roli si futbollist i kombëtares kroate në këtë Kupë Bote “Rusi 2018”, pra mesfushori do të jetë i disponueshëm për skuadrën.

SHKARKO APP