Deputetët britanikë: Britania që dënojë Beogradin që kërkon destabilizimin e Kosovës

Situata në veriun e Kosovës, është bërë temë debatesh në Britanë e Madhe. Deputetët britanikë kanë diskutuar për zhvillimet e fundit.

Sekretari i Shtetit, Michael Gove iu përgjigj interesimeve të deputetëve në lidhje me angazhimet e Mbretërisë së Bashkuar për uljen e tensioneve, duke thënë se në veri nuk kishte protestues paqësorë.

Nga ana e tyre, deputetët britanikë kanë kërkuar që Britania e Madhe të dënojë Beogradin që sipas tyre kërkon destabilizimin e Kosovës. Pati edhe nga ata ligjvënës që theksuan rëndësinë e nisjes së një hetimi lidhur me përfshirjen e Serbisë dhe Rusisë në shpërthimin e krizës së fundit në veri të Kosovës.

SHKARKO APP