Deputetët marrin pagë qyl, rreth 1700 euro pagë në muaj pa shkuar në asnjë seancë
Jo vetëm në Shqipëri ka deputetë që marrin rrogën qyl. Çdo gjashtë muaj, dhjetë deputetë serbë marrin pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës në mënyrë që të mos ju digjen mandatet.
Qëndrimi i tyre zgjat pak minuta dhe më pas largohen dhe zhduken për gjashtë muajt e ardhshëm.
Megjithëse kontributi i tyre është zero, dhjetë deputetët nga vendet e rezervuara për komunitetin serb, ku nëntë prej tyre janë të Listës Serbe dhe një i pavarur, vijojnë të marrin pagat e tyre rreth 1700 euro në muaj.
Këta deputetë që sfidojnë dhe nuk njohin shtetin e Kosovës llogaritet se i kushtojnë buxhetit vetëm në paga mbi 200 mijë euro në vit.