Deputeti kërcënon Presidentin Vuçiç me vdekje, nëse arrin paqen me Kosovën
Grupi i Partisë Progresive Serbe (SNS) në parlamentin serb dënoi me termat më të ashpra deputetin Slavisha Ristiç, i cili kërcënoi me vdekje presidentin serb, Aleksandar Vuçiç duke i bërë thirrje autoriteteve kompetente të reagojnë urgjentisht dhe të marrin masa sipas ligjit.
Në një letër drejtuar presidentit rus, Vladimir Putin, Ristiç ka kërcënuar se ”Vuçiç do të përfundojë si kryeministri i vrarë serb, Zoran Gjingjiç, në qoftë se ai përpiqet të arrijë paqen dhe të nënshkruajë një marrëveshje me Prishtinën”.
SNS tha se kërcënimi i Ristiçit është “agresioni politik më i madh dhe çmenduria më e madhe politike”.
SNS shtoi se Ristiç, i cili po e prezanton veten si udhëheqës i një lëvizje patriotike të serbëve të Kosovës, e ka kërcënuar hapur Vuçiçin me vrasje.