Deputetja britanike flet hapur: Vuçiç më ka kër*ënuar me jetë!
Deputetja britanike, Alicia Kearns ka folur hapur në ”BBC” për Serbinë dhe për presidentin e saj, Aleksandër Vuçiç.
Kearns që është ndër mbështetëset më të zëshme të Kosovës, ka thënë se Vuçiç e ka kërcënuar, por ka theksuar se më shumë të kërcënuar janë qytetarët e vendit të tij.
“Presidenti serb më kërcënoi në qershor, kështu ndodh. Por unë jam shumë me fat sepse kur këta njerëz tentojnë të më sulmojnë, kërcënimi fizik nuk është aq i lartë sa është për ata brenda vendeve të tyre. E kam për detyrë të jem e guximshme”, ka thënë deputetja Kearns.