Deputetja ruse në Bosnje: Anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në NATO, kërcënim për sigurinë

Zgjerimi i NATO’s dhe anëtarësimi i vendeve të Ballkanit, po minon sigurinë dhe stabilitetin në rajon, ka thënë sot një ligjvënëse ruse.
Valentina Matviyenko, duke folur sot në Dhomën e Lartë të Parlamentit në Bosnje, veçoi rastin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, por po ashtu kritikoi aspiratat e Maqedonisë për t’u bashkuar në aleancën ushtarake, transmeton agjencia Reuters.

“Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, kundër vullnetit të gjysmës së qytetarëve të këtij vendi, është shkelja më e ashpër e parimeve themelore të demokracisë moderne”, ka thënë Matciyenko, që është kryetare e Dhomës së Lartë të Parlamentit rus.

Maqedonia gjithashtu po tenton të bëjë “të njëjtin eksperimet të rrezikshëm”, ka thënë ajo, duke shtuar se “një hap i tillë çon drejt destabilizimit të situatës në rajon. Minon sistemin dhe sigurinë e Evropës”, ka thënë Matviyenko, përcjell REL.

Qeveritë perëndimore vlerësojnë se anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian janë mënyra më e mirë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

SHKARKO APP