Dera BE-së, e hapur- ndryshimi duhet të vij nga Ballkani

Strategjia e re e BE për Ballkanin Perëndimor përcakton perspektivë të besueshme të zgjerimit duke ruajtur fokusin në bashkëpunimin rajonal

Sarajevë – Strategjia e sapo publikuar e BE për Ballkanin Perëndimor vë theksin te bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë si çelës për përparimin e ekonomive të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre evropiane,. Strategjia nënvizon rolin e Këshillin për Bashkëpunim Rajonal (KBR) si katalizator për dialog

“Jam shumë i kënaqur pasi është inkurajuese të shohim se përpjekjet e udhëhequra nga KBR me përkushtim të nivelit të lartë të partnerëve tanë rajonal, si Strategjia e Zhvillimit të Evropës Juglindore 2020 dhe Plani shumëvjeçar i Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale në Ballkanin Perëndimor, është njohur si një forcë shtytëse e begatisë së përgjithshme të rajonit. Ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë, me energji të ri-fuqizuar duke u përqendruar në meritat e një bashkëpunimi të përforcuar të përbashkët, duke filluar në agjendat gjithëpërfshirëse të reformave para nesh “, tha Sekretari i Përgjithshëm i KBR, Goran Svilanoviç.

“Ndryshimet thelbësore duhet të vijnë nga ne, rajoni, pasi ne jemi krijuesit e së ardhmes sonë. Duke përdorur këtë moment pozitiv në përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe dhe shumëpalëshe dhe për të nxitur më shumë për të zhvilluar rajonin tonë është detyra jonë e menjëhershme “, tha Svilanoviç duke shtuar urime për Serbinë dhe Malin e Zi për afatin kohor të caktuar nga Strategjia, e cila është rezultat i punës së vështirë dhe përpjekjet e investuara në proceset e reformave dhe negociatat e pranimit në BE.

Strategjia gjithashtu parasheh që marrëveshjet ekzistuese dhe angazhimet e ekonomive të Ballkanit Perëndimor janë bërë funksionale, siç është Plani Shumëvjeçës i Veprimit për Zhvillimin e Zonës Ekonomike Rajonale, të miratuar nga udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në korrik 2017, si ” zbatimi i tij do të forcojë më tej tregtinë, investimet dhe mobilitetin brenda rajonit dhe midis rajonit dhe BE. Kjo do të ndihmojë integrimin e tregjeve në zinxhirët e vlerave evropiane dhe globale dhe të nxisë digjitalizimin e ekonomive të rajonit. Kjo gjithashtu do të ndihmojë në përshpejtimin e zhvillimit të ndërmarrjeve dhe aftësive, hulumtimeve dhe inovacionit dhe rritjes së mençur “.

SHKARKO APP