Dështon mocioni i mosbesimit të qeverisë në Maqedoninë e Veriut
Ka dështuar mocioni i mosbesimit i iniciuar nga opozita për rrëzimin e qeverisë së Zoran Zaev në Maqedoninë e Veriut.
Mësohet se shkak është bërë refuzimi i deputetit shqiptar të Lëvizjes “Besa”, Kastriot Rexhepi që nuk u paraqit në seancë duke argumentuar në rrjetet sociale se nuk ishte dakord me momentin e zgjedhur për të rrëzuar qeverinë kur vendi pret të marrë hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Deputetët e opozitës qëndruan gjatë gjithë ditës në Kuvend duke bërë përpjekje të bindnin ndonjë deputet të shumicës t’u bashkohej, por nuk ia arritën.
Ndërkohë gjatë ditëve në vijim pritet të nisin bisedimet për zgjerimin e maxhorancës aktuale.
Kujtojmë se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dha dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet lokale por pas takimit me strukturat e partisë që ai drejton e anuloi atë.