Dështon tentativa për të miratuar ligjin e gjuhëve në Maqedoni

Dështojnë përpjekjet e Kuvendit për leximin e tretë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Fillimisht seanca e caktuar për në orën 12 u shty për në orën 15, por edhe këtë herë deputetët nuk u thirrën në sallë nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Burime nga partitë parlamentare bëjnë të ditur se shtyrja e leximit të tretë, respektivisht shqyrtimit të mbi 35 mijë amendamenteve të VMRO-DPMNE-së u bë për shkak të mos gjetjes së gjuhës së përbashkët mes partnerëve të koalicionit, LSDM-BDI. Kjo e fundit përfshi edhe kreun e Kuvendit ka kërkuar që leximi i tretë të kalojë pa shqyrtuar asnjë amendament të opozitës, por nga ana tjetër socialdemokratët nuk kanë pranuar një veprim të tillë. Sipas partisë së Kryeministrit Zoran Zaev, shqyrtimi i amendamenteve nuk është i domosdoshëm, por votimi i tyre një për një duhet bëhet, veprim ky i cili do të zgjaste me muaj. Kjo mos marrëveshje ka bërë që seanca për leximin e tretë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve të dështojë edhe njëherë dhe të shtyhet në afat të pacaktuar.

Nga ana tjetër tjetër deputetët e VMRO-DPMNE-së, si zakonisht për seancën ku duhet shqyrtuar mbi 35 mijë amendamentet për këtë ligj u kthyen në Kuvend. Prononcimet e tyre në takime jo formale me gazetarët ishin të shkurtra, Kuvendi duhet të veprojë sipas Rregullores.

Tashmë disa javë, amendamentet e partisë së Hristijan Mickoskit po qëndrojnë në sirtarët e Kuvendit. Vetë kreu i VMRO-DPMNE-së, pak ditë më parë deklaroi se variant i vetëm për tërheqjen e partisë së tij nga amendamentet është anulimi i ligjit aktual dhe hartimi i tij më konsensus të gjerë dhe më përfshirjen e ekspertëve. Por partia e Ali Ahmetit nuk pranon një gjë të tillë. Sipas tyre, ligji duhet të miratohet ashtu si kaloi fazat paraprake, duke mos pësuar asnjë ndryshim, njofton Alsat M.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ligji për përdorimin e gjuhëve u votua më 11 janar ndërsa më 17 janar, Presidenti Gjorge Ivanov njoftoi mos dekretimin e tij nën arsyetimin se i njëjti bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe cenon karakterin unitar të shtetit. Ligji për shqipen, përveç në Deklaratën e përbashkët të partive shqiptare, ishte edhe njëri ndër parakushtet e subjekteve shqiptare për formimin e Qeverisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?