Detajet/ Ja pse u ekzekutua shqiptari në Athinë

Të tjera detaje bëhen të ditura për vrasjen e shqiptarit mbrëmjen e djeshme në Greqi.

Siç bën të ditur televizioni grek Star, ngjarja ka ndodhur në një pyll pranë shtëpisë së shqiptarit 33-vjeçar, emri i të cilit ende nuk është bërë publik.

Gazetarët e televizionit grek, kanë bërë të ditur se dyshimet e policisë për vrasjen kanë të bëjnë me pazare të prishura që kanë çuar në pas në ekzekutimin e shqiptarit. Ai është qëlluar nga afër, duket se nga personi me të cilin ka pasur takim.

Mjekët ligjorë kanë bërë të ditur se shqiptari është qëlluar me dy plumba në shpinë dhe në këmbë. Ai është dërguar në spital, por kishte humbur jetën.

SHKARKO APP