Dhuna çnjerëzore ndaj të moshuarës, ja sa vite burg rrezikon infermierja
Prokurori Dorjan Juniku, i cili është duke u marrë me ngjarjen e ndodhur në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, ku një e moshuar dhunohej nga infermierja, sqaroi se sipas kodit penal, autorja Aurona Pelaj rrezikon dënimin me burg deri në 3 vjet.
“Në kodin penal përcaktohet se sulmi ndaj viktimave të ndjeshme, siç është rasti në fjalë, maksimumi i dënimit është 3 vjet”, tha prokurori.
Nisur nga fakti që infermierja punon në një institucion privat, nuk mund të vlerësohet si person zyrtar. Nëse do të ishte e tillë, do të akuzohej për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës.