Dhuna në Maqedoni – Asnjë proçedim për deputetët e VMRO-së që hapën dyert e Kuvendit

Prokuroria maqedonase nuk ka nisur ende asnjë proçedim penal për deputetët e VMRO-DPMNE, të cilët dyshohet se ndihmuan protestuesit të futeshin në brendësi të godinës së Kuvendit, pavarësisht pamjeve të shumta që duket se vërtetojnë diçka të tillë. Organi i akuzës ka bërë të ditur se është ende në proçesin e analizimit të materialeve që janë grumbulluar dhe se po mundohet që të bëjë identifikimin e personave që janë përfshirë në këtë çështje.

Pavarësisht se në Prokurori kanë mbërritur prej ditësh pamjet në të cilat duket se shtatë deputetë të partisë VMRO-DPMNE ndihmuan protestuesit e dhunshëm që të futeshin në Kuvend pas zgjedhjes së kryeparlamentarit, Talat Xhaferrin, organi i akuzës maqedonase nuk ka nisur ende asnjë proçedim penal për përfaqësuesit e partisë konservatore.

Mediat kanë kërkuar të dhëna për këtë proçes hetimor, por Prokuroria ka bërë të ditur se po merret ende me identifikimin e personave që mund të dallohen në pamjet filmike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtarët e çështjes shtojnë se pas analizimit të materialeve, mund të thirren persona të tjerë për të dëshmuar dhe vetëm pas këtij proçesi mund të ketë proçedim penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbështetja e deputetëve të VMRO-së për protestuesit e dhunshëm ka shkaktuar një debat të gjerë në Maqedoni, ndërsa veprimi është dënuar ashpër.

Në materialin filmik që është publikuar së fundmi nga mediat, dy deputetët e VMRO-së Sashe Vasilevski dhe Kërste Mukoski dallohen duke vrapuar për të hapur dyert e Kuvendit.

Atyre ju bashkua edhe një i punësuar si sigurim i Kuvendit i cili afrohet tek porta.

Pranë hyrjes mund të dallohet edhe Goran Gjosheski, shef i sigurimit të ish-kryeparlamentarit Trajko Veljanovski.

Megjithatë, bëhet e ditur se ekzistojnë edhe pamje të tjera, ku dallohet qartë se edhe deputetë të tjerë të VMRO-së kanë ndihmuar demonstruesit për t’u futur në godinën e Kuvendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?