Dialogu Serbi-Kosovë, Kurti: Ka qasje të re nga Brukseli
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi. Kreu i qeverisë vë në dukje se ka një qasje të re në axhendën e Bruskelit.
“Jam optimist për dialogun në Bruksel. Dialogu s’duhet të shërbejë vetëm për menaxhim krizash, por dialogu duhet të jetë për marrëveshje. Jemi futur në fazë të re që prej 18 gushtit të këtij viti, është fazë e re, sepse tema e parë në zyrën e z. Borrell në Bruksel ishte korniza e përgjithshme e marrëveshjes.
Pra, dialogimi për marrëveshje, do të diskutojmë për kornizë. Jam shumë optimist. Në të kaluarën, kur njohja e pavarësisë së Kosovës, ishte një qasje motivimi për zvarritje. Nëse i thoni Serbisë pavarësia vjen në fund, e inkurajoni ta shtyjë fundin.
Nuk them se nuk do të ketë pika tjera në marrëveshje, por pjesa qendrore do të jetë njohja e ndërsjellë. Kjo qasje e re, me agjendën e re në Bruksel ku synojmë të kemi kornizë të përgjithshme të marrëveshjes, si temër numër një e bisedimeve, më bën mua optimist për muajt që kemi përpara për arritje të një marrëveshje ligjërisht të obligueshme”.