Diaspora shqiptare sjell miliarda euro në vend

Diaspora mbetet një nga burimet e rëndësishme të mirëqenies ekonomike në Maqedoni.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, shuma e parave që vjen nga diaspora, varion nga 1 miliard e 200 mijë euro deri më 1 miliard e 500 mijë edhe pse shifra e saktë nuk është e njohur.

“Supozohej se para tre viteve ato ishin rreth 2 miliard euro, ndërsa tani ka një ulje progresive të remitancave që shkon në rreth 1.2 miliard euro në Maqedoni. Fatkeqësisht mund të themi se në Maqedoni, akoma mbi 70% e parave që hynë në emër të remitancave shpenzohen për të përmbushur nevojat elementare të popullatës”, deklaroi Fatmir Bytyçi, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

Bytyçi vlerëson se duhet të ndryshojë struktura e shpenzimit të remitancave dhe ato të shkojnë drejt investimeve. Por për këtë, fillimisht kërkohet angazhim i institucioneve vendore për krijimin e hapësirës së përshtatshme.

“Duhet stabilitet politik, duhet të punojmë me bashkatdhetarët tonë, duhet krijim i lehtësirave për të ardhur dhe për të investuar dhe ky është një proces afatmesëm për të cilin duhet punuar në drejtim të kthimit të besimit në institucione në mënyrë që të arrijmë që emigrantëtë t’i fusim në ekonomi paratë e tyre”, tha Bytyqi.

Vendi fiton 2 miliardë e 200 mijë dollarëve amerikan nga eksporti i mallrave kurse importi kap vlerën prej 3 miliardë e 300 mijë dollarëve amerikan. Defiçitin prej 1 miliardë dollarësh e mbush pikërisht me remitancat ose paratë nga diaspora.

SHKARKO APP