Digjet Ballkani

Situata e zjarreve në rajon vijon të jetë alarmante. Greqia po përballet me emergjencë civile. Dy fshatra u evakuuan në ishullin grek Kitira.

Që të premten, autoritetet greke po mundohen të venë nën kontroll vatrat e zjarrit, i cili si pasojë e erës së fortë mbrëmë natën ka marrë përmasa edhe më të mëdha. Vende të tjera të rajonit të Ballkanit gjithashtu janë përfshirë nga zjarret.

Në Maqedoni zjarret vijojnë të jenë ende aktivë në dy fshatra në veri-perëndim të vendit. Qindra zjarrëfikës
po luftojnë me vatrat e zjarrit në vende të tjera të Ballkanit.

Situata paraqitet më e rënduar në Kroaci, ku 300 zjarrekës dhe 50 forca të ushtrisë po punojnë për të vënë vatrat nën kontroll.

Edhe Serbia është prekur nga zjarret këtë verë. Po ashtu edhe Italia e Jugut, ku temperaturat shënojnë 40 gradë. Ndërsa veriu është përfshirë nga stuhi të forta. Si pasojë e përmbytjeve një grua humbi jetën në Cortina

SHKARKO APP