”Dijeni për tri atentate ndaj meje”, kryeministri Kurti: Sa jam i sigurt nuk e di
Tri atentate qenkan organizuar kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në 2021. Teksa i pohoi vetë sot, Kurti shtoi se nuk e di sa i sigurt është, por që ndihet i sigurt.
“Sa jam i sigurt nuk e di, por unë mundem t’iu konfirmoj se ndihem i sigurt. Ndërkaq sa jam i sigurt e vendosin organet e sigurisë që i marrin masat adekuate. Është e vërtet që unë kam qenë në dijeni të planit për ato tri atentatet, por e keni pa edhe nga informacioni që ka dal, se qëllimi ishte frikësimi i popullsisë, destabilizimi i vendit”.
Pas publikimit të e-mail-eve të ish-drejtorit të policisë, Gledis Nano, u gjet një dokument ku Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë raportonte se kishte zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria.