Diplomati Lisen Bashkurti tregon problemet që ka “Open Balkan”
Diplomati Lisen Bashkurti, thotë se nisma “Open Balkan” ka nisur me disa ngërçe e probleme juridike. I ftuar në emisionin “Arnautistan” në “MCN TV”, teksa mori si shembull nismën e Bashkimit Europian, theksoi se “Ballkani i Hapur” duhet të ishte iniciuar me më shumë bashkëbisedime, grupe pune, konsultime dhe financime.
“Është shume vështirë të lëviz politika serbe. Do të jetë shumë e vështirë që në periudh afat mesme që politika të lëviz në Beograd dhe të pasqyrojë një politikë tjetër.
Shtetet me dy komunitete, në prodhimin e qymyrëve dhe në prodhimin e çeliqeve. Franca dhe Gjermania kishte përparasi në sektore veç e veç, por nuk kishte alternativë. Komuniteti mes Francës dhe Gjermanisë lindi për interes industrie.
Procesi i BE-së dhe komuniteti i qymyrit çeliqeve lindi si nevojë pavarsisht se u iniciua nga lartë, kurse nisma e Ballkanit të Hapur ka disa ngërçe. Zakonisht këto nisma nisin nga komisionet e iniciativa dhe grupe pune ku diskutohet dhe punohet e përcaktohet qëllimi i tyre.
Pas një procesi të tillë bashkëbisedues shkohet në nisma të tilla. Kurse Ballkani i Hapur nuk ka nisur në një konsultim të gjatë mes palëve. Ky është ngërç i parë”, u shpreh Bashkurti.