Diplomati rus në Tiranë: S’ka ndërhyrje të Moskës për emrin e Maqedonisë, vendos populli

Sipas ambasadorit rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin çështja e emrit të Maqedonisë dhe anëtarësimi në NATO, duhet të jenë një vendim i marrë nga populli. Karpushin përjashton mundësinë e ndërhyrjes së Rusisë, por nga ana tjetër këshillon Maqedoninë të mos nxitojë për t’u bërë pjesë e NATO-s.

“Mendoj se do të jetë shumë e drejtë që çështja e emrit të Maqedonisë, anëtarësimi i saj në NATO dhe BE duhet të jenë në duart e popullit Maqedonas. Edhe nëse zgjidhen brenda parlamentit kjo mund të çojë për ndarjen më të thellë të popullit maqedonas. Sa i përket ndërhyrjes së mundshme të Rusisë në një çështje me një rëndësi aq të veçantë, këto janë thjesht gojëdhëna të pabaza sepse Rusia nuk ka arsye të verpojë kështu, jemi të bindur që çështjet do të zgjidhen me vullnetin e lirë të popullit. Rusia nuk është kundër anëtarësimit të çdo vendi tjetër në BE qoftë Maqedonia, Serbia, Bosnjë Hercegovina. Në qoftë se është vullneti i hapur i popullit , i vendit pse jo, ata janë të lirë për vendimet e tyre”, tha ambasadori.

Diplomati rus është shprehur optimist edhe për Shqipërinë.

SHKARKO APP