Diskriminimi i shqiptarëve në Shkup, deputeti i PD-së: Maqedonasit u sollën si…
Deputeti në pritje i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar ditën e sotme për diskriminimin e shqiptarëve në Maqedoni, në ndeshjen e Supërkupës së Europës mes Realit dhe Mançestër Junajtid. Në ceremoni nuk pati asnjë element shqiptar. Për deputetin, sjellja e organizatorëve të ndeshjes ishte provinciale dhe e kompleksuar.
Statusi
“E papranueshemme, provinciale, organizimi dhe sjellja me komplekse e organizatoreve te ndeshjes se Shkupit. E papranueshme qe ne nje qytet ku Shqiptaret jane konsiderueshem dhe ne nje Republike ku shqiptaret jane me rendesi politike dhe sociale duke qene rreth 40% te popullsise, te tentohet te manipulojne mbi 1 miliard shikues, duke evidentuar vetem elemente kulturore sllave. Do te ishte nder perveçse detyrim per organizatoret qe vallet, veshja tradicionale, muzika e trevave shqiptare ne Maqedoni, apo cdo element kulturor te perfshihej ne program dhe te paraqiste realitetin e nje shteti te ndertuar dhe te mbajtur ne kembe edhe nga shqiptaret si pjese e rendesishme e shtetformimit! Mentalitet ballkanas dhe provincial qe per fat te keq gjen vend dhe ne sport qe duhet te sherbente si bashkues dhe promovues i vlerave te perbashketa!”, shkruan ai.