“Do të pendoheni”, si u kap shqiptari që abuzonte me të mitura
Një 55 vjeçar shqiptar, i cili u arrestua pasditen e së dielës në datën 16 shtator 2018 nga policia e Rodosit, pas urdhrit të lëshuar nga Prokuroria në Trikala i akuzuar për abuzim me fëmijët, është transferuar nga burgu i Grevenasë, ndërsa bëhet publike gjithë veprimtaria e tij abuzive më të mitura që nga viti 2003.
Me arrestimin e 55-vjeçarit shqiptar ka shpëtuar ishulli, shkruan protothema.gr. Ai është akuzuar për abuzim seksual me një numër të konsiderueshëm fëmijësh.
Siç raportohet nga gazeta informatave “dimokratiki.gr”, në verën e vitit 2013 shqiptari tashmë i ndaluar nga policia çoi në një vend të shkretë të Trikala një vajzë të vogël 6-vjeçare dhe u përpoq ta përdhunonte në një makinë.
Ky person ka tentuar të bënte të njëjtin veprim edhe në vitin 2009 atëherë me një vajzë 14-vjeçare, ndërkohë që në 2008 dhe në 2013 ka tentuar abuzimin seksual me vajza të moshës 13-vjeçare.
Kjo ka bërë që disa gra të kenë frikë për fëmijët e tyre.
Ai i joshte fëmijët duke i shpërblyer me 20 euro, dhe kur nuk ia arrin te dot qëllimit të vet i kërcënonte se “do të pendoheni”.
Një nga vajzat minorene është ekzaminuar në Spitalin Universitar të Larisës dhe atje ka treguar për abuzimin seksual nga 55-vjeçari 2-3 herë në javë duke i dhënë si shpërblim 3-4 euro çdo herë dhe duke i thënë se “kjo që po bëjmë ne është normale”.
“Viktimat fëmijë, me praninë e psikiatri kanë dhënë deklarata në polici duke përshkruar orët e tmerrshme në duart e abuzuesit seksual.
Një prej viktimave të abuzuara prej është diagnostikuar me probleme që ka nevojë për ndihmën e menjëhershme psikoterapeutike.
Në shkurt të vitit 2014 abuzuesi 55-vjeçar u largua Trikala, nga frika se do të binte në dorë të policisë për çfarë kishte bërë që nga viti 2007 deri në tetor 2013, duke abuzuar me katër vajza të mitura duke përfituar nga miqësia me familjet e vajzave dhe se viktimat e tij mund t’u tregonin prindërve të tyre për çfarë u kishte bërë.