Dorëhiqet kryeministri Nikolla Gruevski

Nikolla Gruevski ka paraqitur dorëheqjen. Këto janë raportimet e mediave maqedonase, duke iu referuar burimeve jo zyrtare, sipas të cilave, kryeministri i Maqedonisë mbrëmë në orët e vona ka dhënë dorëdorëheqjen, e cila do të duhet të bëhet zyrtare të shtunën.

Informacionet vijnë pas vizitës së kryeministrit në SHBA dhe vizitës së tre euro-deputetëve në Maqedoni.

Sipas Marrëveshjes së Përzhinos, Gruevski duhej të jepte dorëheqje më 15 janar. Deri në këto momentet nuk dihet emri i kryeministrit të përkohshëm i icili duhet të zëvendësojë Nikollla Gruevskin.

Këtë pranverë pritet të mbahen zgjedhjet e reja në Maqedoni. Marrëveshja mes palëve politike u nënshkrua pas ngjarjeve të Kumanovës dhe pasi opozita nisi publikimin e përgjimeve.

Zhvillimet në Maqedoni kanë gjetur pasqyrim edhe në mediat e huaja. Prestigjiozja Frankfurter Rundschau, shkruan se qeveria e Nikola Gruevskit është ajo që nuk respekton marrëveshjet e arritura me opozitën dhe ndërmjetësimin e BE-së. Kjo vë në pikëpyetje zgjedhjet e 24 prillit dhe mund të bëhet shkak i nisjes së një konflikti civil brenda vendit.

Ndërkohë e përditshmja “Der Standard” në Vjenë shkruan se Nikolla Gruevski është kryeministri i parë që ka nënshkruar kapitullimin e tij.

Sipas kësaj gazete dorëheqja e Gruevskit duhet të sjellë një fillim të ri për Maqedoninë. Duke iu referuar vizitës që zhvilloi të hënën në Washington dhe takimin që pati me zv.presidentin amerikan, Joe Biden, “Der Standard” thotë se kryeministri Nikola Gruevski po përpiqet “të shpëtojë lëkurën”.

Në vijim të shkrimit gazeta austriake thotë se mbetet e hapur mundësia që partia nacionaliste e Gruevskit, VMRO-DPMNE përsëri do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Të premten Maqedoninë pritet ta vizitojë ndërmjetësuesi kryesor Johanes Han, i cili pritet të ketë bisedime të vështira me të dyja palët.

SHKARKO APP