Dorëhiqet ministrja greke. Paguante qiranë e banesës me paratë e shtetit

Në Greqi, ministrja për Solidaritetin Social, Rania Antonopoulou dha dorëheqjen sot nga detyra pasi media publikoi se ka marrë 23 mijë euro nga shteti, në tre vite, për të paguar qiranë e banesës së saj.

Gazetat greke zbuloi se ministrja merrte 1,000 euro në muaj subvencion nga shteti për të paguar qiranë e apartamentit në Athinë.

Kryeministri Alexis Tsipras falënderoi ministren Antonopoulou për “tre vjet kontribute të sinqerta” për qeverinë  e tij.

Burimet në median greke shkruajnë se Kryeministrit Aleksis Tsipras ka deklaruar se subvencionet për anëtarët e kabinetit qeveritar që nuk janë deputetë nuk do të lejohen më.

SHKARKO APP