Drogë dhe para, arrestohen 3 shqiptarë në Greqi
Tre shqiptarë janë arrestuar në Greqi për trafik të lëndëve narkotike.
Arrestimet janë kryer pranë kufirit greko-shqiptarë ku mediat fqinje raportojnë se policia ka sekuestruar rreth 31 kg marijuanë.
Operacioni antidrogë u zhvillua në Kostur, ndërsa janë ndaluar dy mjete që vinin nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë. Mësohet se njëra prej makinave transportonte drogë, ndërsa tjetra kontrollonte rrugën.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 çanta me marijuanë. Ajo ishte e ndarë në 4 pako, me 30 kg 900 gram marijuane.
Ndërkohë në pranga kanë rënë tre transportuesit e lëndës narkotike, 24, 29 dhe 37-vjeç, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Po ashtu janë sekuestruar edhe 1100 euro, 1500 lek shqiptare, 5 celularë, 5 karta SIM.