Dushko Markovic: Mali i Zi këtë vit pa dyshim hyn në NATO

Kryeministri malazez, Dushko Markovic, tha se nuk ka dyshim se këtë vit do të jetë viti në të cilin vendi do të bëhet anëtari i 29-të i NATO-s.

“Ky do të jetë një hap tjetër civilizues dhe pas rivendosjes së pavarësisë është ngjarja e dytë më e rëndësishme në historinë e re të Malit të Zi, që është në të vërtetë konfirmim i vlerave dhe standardeve demokratike. Kjo do të jetë një mundësi e re për të gjithë në Mal të Zi që të zhvillojnë potencialin e tyre në nivelin më të lartë”, tha i për “Dnevne novine”, raporton Gazeta Express.

Siç tha ai, anëtarësimi do t’ju sigurojë qytetarët dhe shtetit siguri, stabilitet afatgjatë dhe prosperitet dhe në të njëjtën kohë do të mundësojë Malin e Zi pozitën e një anëtari të barabartë të shoqërisë së vendeve më të zhvilluara të tanishme dhe të kontribuojë në stabilitetin, paqen dhe demokracinë në nivel global.

“Sfida më e madhe në këtë, por unë do të thoja, në vitet e ardhshme, do të jetë krijimi i një dialogu për të gjitha çështjet ku dallojmëë. Dialogu, jo konfrontim, mirëkuptimi, dhe jo distanca. Kjo na duhet në mënyrë që burimet tona dhe potencialet tona t’i valorizojmë në mënyrën e duhur dhe kështu jeta në Mal të Zi të bëhet më e mirë për të gjithë”, tha ai./GazetaExpress/.

SHKARKO APP