Dy shqiptarë arratisen nga burgu bujqësor i Kasadras në Greqi

Dy të burgosur shqiptarë janë arratisur nga burgu bujqësor Kasandra në Haldiki të Greqisë. Autoritetet greke janë vënë në kërkim të tyre.

Siç raportojnë mediat vendase, mungesa e tyre nga autoritetet e burgut u konstatua mëngjesin e të martës, kur dy shqiptarët munguan në apelin e mëngjesit.

Administrimi i burgjeve njoftoi autoritetet policore të njëjtën ditë për tu vënë në kërkim të tyre.

Policia ka nisur kërkimet prej të martës, ndërsa janë njoftuar doganat, aeroportetet etj për të parandaluar daljen e tyre jashtë shtetit grek.

Të paraburgosurit në Burgun Bujqësore Kasandra jetojnë gjysmë të lirë, duke u ofruar punë në strukturën e burgut.

SHKARKO APP