Dy shqiptarë arrestohen në Janinë, pjesë e një grupi që joshte e përdhunonte të mitur
Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, ndërsa edhe policia ka shpërndarë një deklaratë për këtë rast, siç raporton BalkanWeb .
Dy shqiptarët, njëri 36 dhe tjetri 31 vjeç u kapën pasditen e djeshme në Janinë. Identitetet e tyre janë mbajtur të fshehura nga policia greke për arsye hetimi.
Ata janë pjesë e një dosje me shumë materiale që i kompromenton për veprat e rënda penale, të përdhunimit dhe joshjes së fëmijëve. Policia dyshon se janë marrë edhe me trafik droge.