Dy shqiptarët në Greqi gjuajnë me armë pas sherrit, dhunohen nga pronarët e lokalit

Banorët e qytetit grek të Volosit janë traumatizuar nga disa të shtëna me armë zjarri në orët e para pas mesnate.

Mësohet se pas një zënke në një lokal mes një grupi klientësh dhe dy shqiptarëve, këta të fundit kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar në ajër duke krijuar panik.

Pas kësaj dy shqiptarët kanë tentuar të largohen me vrap por janë ndjek nga pronarët e lokaleve përreth, të cilët i kanë dhunuar.

Për pasojë një prej tyre ka përfunduar në spital nga plagët e marra, ndërsa policia ka sekuestruar një pistoletë që dyshohet se ishte në pronësi të një prej shqiptarëve.

Po ashtu janë shoqëruar tetë persona, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

SHKARKO APP