”E papranueshme”, Vuçiç në New York: Nuk ka shans që të lejojmë Kosovën në OKB

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në një prononcim në ”TV privat Pink” në New York, ku është për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, tha se ”nuk ka shans që të lejojmë Kosovën në OKB”.

Po ashtu Vuçiç ka shtuar se ka refuzuar një dokument me propozimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës që ia ka treguar i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak. Në këtë dokument, raportojnë mediat, ndër të tjera flitet për pranim të shpejtë të Prishtinës në OKB, me njohjen e Kosovës nga Serbia brenda një periudhe dhjetëvjeçare.

Vuçiç thotë se pozicioni i Serbisë është i vështirë, por ka shtuar se në asnjë rrethanë vendi i tij nuk do të dorëzohet. “Duhet të kuptoni se janë 5 vende kundër nesh sa i takon Kosovës. Nuk mund të arrijmë shumë këtu, por do të luftojmë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?