E rëndë në Shkup/ I moshuari qëllon me pistoletë familjen, plagoset gruaja dhe vajza, nipi humb jetën. Vetëvritet
Tragjike në Shkup. Një vrasje e dyfishtë është regjistruar sot rreth orës 12:40 mesditë në lagjen ‘Butel’ të Shkupit.
Zhurnal.mk raporton se 84-vjeçari me inicialet P.T ka qëlluar me armë bashkëshorten së tij Pavlinën, ndaj vajzës me inicialet L.T., e më pas ndaj nipit, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme. Mësohet se bashkëshortja dhe vajza e tij aktualisht ndodhen në spital në gjendje të rëndë.
Fill pas këtij veprimi makabër, i moshuari ka qëlluar veten me pistoletën e krimit, duke ndërruar jetë. Policia aktualisht po heton lidhur me zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.