E vrau në derën e maternitetit, autori e mbajti peng për 6 muaj gruan. Ajo ishte shtatzënë

Hamide Magashi u vra nga Sokol Halili para maternitetit në Prishtinë mbrëmjen e kësaj të mërkur, dhe nuk mundi dot t’i shpëtonte plagëve. Brenda saj u vra edhe foshnja, pasi ishte shtatzënë, në javët e fundit.

Ata ishin martuar këtë vit, po së fundmi ishin ndarë dhe kishin probleme me njëri-tjetrin. Motra e viktimës ka treguar jashtë kamerave se për gjashtë muaj, autori e ka mbajtur mbyllur viktimën. Kjo e fundit ishte në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Mësohet se autoritet kanë qenë të njoftuar për rastin e abuzimit ndaj viktimës. Autoritetet janë duke hetuar rrethanat e ngjarjes së rëndë.

SHKARKO APP