Eksperti Shtuni: Protestuesit kërkojnë gjakderdhje, tensionet dhuratë për Vuçiç
Eksperti i Sigurisë Adrian Shtuni, thotë se mes protestuesve para komunave serbe, ka dhe të infiltruar të cilët nxisin dhunën dhe shkaktojnë gjakderdhje.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se tensionet në Veri janë dhuratë për Vuçiç, i cili ishte në një situatë të vështirë në Beograd. Për të ka një skenar të qartë në mënyrë që të krijohet destabilitet.
”Për mendimin tim, protestuesit kanë qenë të infiltruar nga grupe të caktuara që kanë për qëllim që të krijojnë destabilizim dhe të shkaktojnë gjakderdhje. Duket se ka një skenar që është i fokusuar me qëllimin që të krijojë destabilitet. Mendoj se kjo ishte një dhuratë ndaj Vuçiç, i cili në aspektin politik brenda për brenda Serbisë ishte në një çorr sokak për shkak të protestave të vazhdueshme që po ndodhin në Beograd”,-tha Shtuni.