Ekzekutohet me armë, shqiptari i 4-t që vdes në Greqi brenda javës

Një tjetër shqiptar është vrarë me armë zjarri në Greqi. Trupi i 63-vjeçarit u gjet nga kalimtarët në Korfuz raporton Zougla.

Policia fqinje bën me dije se shqiptari u gjet i pajetë në një rrugë në zonën Spartera me plagë të shkaktuara nga plumbat e një arme gjahu.

Raportohet se shqiptari kishte humbur kontaktet me familjarët që nga e diela në mëngjes. Familjaret të cilët bërë edhe kallëzim në polici për zhdukjen e tij. Një hetim po zhvillohet nga Drejtoria e Policisë së Korfuzit për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë kujtojmë se pas trafikantit Altin Mullai, të vrarë nga policia helene në Janinë, një 35-vjeçari të gjetur pa jetë në burgun e Trikalas dhe një 38-vjeçari që ndërroi jetë në aksident në Lamia, 63-vjeçari në Korfuz bëhet shqiptari i 4-të që vdes në territorin grek në harkun kohor të një jave.

BalkanWeb

SHKARKO APP