Ekzekutohet një nga mafiozët grek, njihej për lidhjet me Alket Rizain
Një ekzekutim mafioz është realizuar mbrëmjen e të martës në Athinë.
Vasilis Stefanakos, një person i njohur i botës së krimit në Greqi, ka mbetur i vrarë, pasi persona të panjohur e qëlluan me breshëri automatiku ndërsa ndodhej në makinën e tij të markës BMW.
Sipas dëshmitarëve okularë, autorë të vrasjes janë dy persona që u shfaqen në një motoçikletë të bardhë, iu afruan makinës së 57 vjeçarit dhe hapën zjarr.
Duket se lëvizja e gabuar e viktimës, për të dalë nga makina e blinduar, ka qenë fatale.
Stefanakos, i cilësuar si një nga krerët e mafies greke, kishte dalë nga burgu para disa kohësh, duke përfituar nga dispozitat favorizuese të një ligji që u miratua kohët e fundit.
Stafanakos njihet veç të tjerash edhe për lidhjet e tij me të burgosurin e famshëm shqiptar Alket Rizai. Ai ishte dënuar edhe si porositësi i një vrasjeje që kishte kryer Rizai, ndërsa ishte akuzuar edhe për tentativën për arratisjen me helikopter të Alket Rizait dhe të shumëkërkuarit Vasilis Palokostas.
/Ora News