Ekzistenca e Bosnjë-Hercegovinës vendoset të dielën
Shkaktar i fillimit të luftës së parë botërore ishte një serb, Gavrilo Princip i cili me datën 28 qershor 1914, bëri atentatin e famshëm ndaj trashigimtarit së Dinastisë Asburge duke përplasur në një luftë të përgjakshme superfuqitë e asaj kohe. Thuhet se Bismark ishte me pushime kur mori lajmin se ishte vrarë Arçiduka Ferdinando, ka ngel në histori përgjigjija e tij pa u menduar fare tha “ta fshijmë serbinë nga hartat”, më pas ndodhi ajo që të gjithë dimë. E bëra këtë hyrje historike jo më kot sepse kur kemi të bëjmë me serbët asnjë element nuk duhet të anashkalohet pasi historografia ka treguar që politikisht dhe jo vetem, janë të paparashikushëm, e them me plot bindjen se është shkaktare numër një e luftrave në Ballkan. Të vijmë në temë, me sa duket sërish Bosnja-Hercegovina është në udhëkryq, edhe kësaj here falë paparashikushmërisë politike të serbëve të bosnjës të cilët po kërkojnë që data 9 janar e vitit 1992 të bëhët Festë Republike e cila përkon edhe me festen ortodokse të Shën Stefanit. Me datën 25 shtator të këtij muaji, qytetarët e Republikës Srpska e cila lindi si një entitet brenda Bosnjë-Hercegovinës në marrëveshjen e Dayton-it, janë thirrur të shprehen në lidhje me referendumin i kërkuar nga presidenti Milorad Dodik, pyetja që do shtrohet është kjo “jeni pro apo kundër datës 9 janar të mbahet si Festa e Republikës Serbe të Bosnja-Hercegovinës?” Nga ana tjetër autoritetet e Bosnjë-Hercegovinës e kanë quajtur referendumin ilegal pasi është në kundërshtim me ligjin dhe mbi të gjitha me vendimin e Gjykatës Kushtetuese Boshnjake e cila në këtë kontekst është shprehur se mbajtja e datës 9 janar si Festë Republike është diskriminuese ndaj jo-serbëve dhe është në kundërshtim me vlerat që parashikon Kushtetuta e Bosnjë-Hercegovinës. Vendimin Gjykata Kushtetuese e mori vjet në nëntor e cila i dha një afat prej 6 muaj serbëve të Bosnjës që të ndryshojnë ditën e festës me një ditë të pranueshme dhe jo diskriminuese kundrejt asnjë entiteti, komuniteti apo feje. Duhet përmendur edhe ky fakt për të kuptuar konfliktin e ashpër politik që po lind midis dy entiteve Boshnjake midis serbëve dhe boshnjakëve–kroat. Presidenti i Republikës Srpska Dodik menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese u shpreh: “juridiksioni dhe ligjshmëria e Gjykatës Shtetrore të hidhet në referendum”, që do të thotë që mos të njihen vendimet e saj, në fakt ai po e bën diçka të tillë de facto sepse është i vendosur ta çoj deri në fund mbajtjen e referendumit, gjithashtu, vendimin e gjykatës Kushtetuese presidenti Dodik e ka komentuar: “nuk prisja diçka ndryshe nga një organ politik si Gjykata Kushtetuese” më tej shton “se vendimin për të pezulluar referendumin e ka në dorë vetëm parlamenti i Republikës Serbe të Bosnjë-Hercegovinës”. Në aspektin teknik-juridik, Republika e Srpska e ka një mundësi zgjidhjeje duke apeluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Gjykatën Evropiane të Drejtave të Njeriut (GEDN). Në këtë rast gjykatësit e Strasburgut duhet të shprehen midis parimit të së drejtës kushtetuese boshnjake që vendos në të njëjtin plan serbët, kroatët e myslimanët boshnjak me parimin e përgjithshëm evropian te jo-diskriminimit. Cili është roli Serbisë, Rusisë dhe i ndërkombëtarëve? Serbia është shumë e kujdesshme, deklaratat e zyrtarëve të lartë serb kanë lënë të nënkuptohet se Serbia nuk është pro as kundër, por nga ana tjetër nuk ka mohuar të drejtën e qytetarëve të Republikës Srpska të shprehet me votë. Serbia vuan nga fantazmat e kaluara, në fakt ka frikë se mos akuzohet si palë që hedh benzinë në zjarr, prandaj rrin në neutralitet të “heshtur” të paktën në formë zyrtare. Është afër mendjës se Vuçiç në heshtje dëshiron që referendumi të mbahet në mënyrë që të zotëroj një rol kyç në bisedimet midis Bosnjë-Hercegovinës dhe BE, kjo për të ulur gjakrat në rast të një përshkallzimi të mundshëm të çështjes Bosnje që do kishte pasoja të paparashikushme. Ndërsa, Rusia me anë të ambasadorit të saj është shprehur për rëndësinë që ka referendumi që i jep mundësinë popullit serb të bosnjës të shprehet në lidhje me festat e Republikës, që do të thotë Rusia mbeshtet referendumin. Veprimi i Moskës nuk duhet të habisë edhe pse në këtë kontekst nuk janë në një linjë me Serbinë. Moska mbështet referendumin me qëllim forcimin e saj në Balkan meqensë kohët e fundit Rusia ka humb terren politik dhe strategjik të paktën në letër, pasi Serbia po shikon nga BE dhe Mali i Zi është në prag të anëtarsimit në NATO, nga ana tjetër nuk duhet përjashtuar edhe mundësia që shikon Putin në rast se në referendum do fitoj “PO” (është afër mendjes që do fitoj) atëherë do kishte një rol primar për të garatuar paqen dhe për të rifituar rolin e humbur të Rusisë në Marrëveshjen e Dayton-it, sigurisht për të rifituar rolin e ri dhe influencën në Ballkan nëpërmjet kontrollit të serbëve të Bosnjë-Hercegovinës. Sikur mos të mjaftonte kjo, në agjendën e Putinit është parashikuar edhe një takim me Milorad Dodik para referedumit, duket qartë se e gjithë kjo është një lëvizje e Rusisë. Ndërsa vendet e tjera që përfaqësohen në Bosnjë me anë të një Keshilli i cili quhet “Peace Implementation Council (PIC)” i përbërë nga 55 shtete, një organizëm që lëviz nëpërmjet mekanizmave politik dhe juridik me qëllim ruajtjen e paqes në Bosnjë-Hercegovinë. BE ia ka bërë të qartë institucioneve të Bosnjë-Hercegovinës se duhet të respektohet shteti i së drejtës, në mënyrë që mos të provokohet ndonjë escalation. Të njëjtën gjë kanë thënë edhe përfaqësuesit e PIC, në një linjë është edhe USA shtetet Evropiane përfshi Turqinë. Është e qartë se me shtetin e së drejtës nënkuptojmë respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Për kujtesë po sjell dy data historike 9 janar 1992, përfaqëson themelimin e Republikës Srpska të Bosnja-Hercegovinës që aktualisht është molla e sherrit, ndërsa data 14 dhjetor 1995, marrëveshja e Dayton-it që vendosi mos-prekjen e kufinjëve dhe krijimin e dy entiteve brenda Shtetit të Bosnjë-Hercegovinës: Federatën Myslimane Kroate dhe Republikën Serbe ose Srpska. Republika Srpska i ka kërkuar Komisionit zgjedhor boshnjak listën e zgjedhësve kjo e fundit ka refuzuar kërkesën duke e quajtur të “paligjshme dhe të pabazëë”. Për referendumin ekziston edhe një interpretim tjetër që ka lidhje me datën 2 tetor kur Republika Srpska do të mbaj zgjedhjet lokale dhe fakti që referendumi do të mbahet një javë para mund të orientohet si dëshirë e presidentit Dodik për të rritur pjesmarrjen në zgjedhje në favor të tij, në mënyrë që të evitojë fitoren e opozitës në qytetet më kryesore të Srpska, në fakt Partia e Dodik ka pezulluar fushatën elektorale në mënyrë që të fukusohet në propaganden politike të referendumit. Është e qartë se situata të paktën në kontekstin politik po del jashtë kontrollit, ideja e mbajtjes së referendumit ka krijuar pakënaqësi dhe paqartësi edhe në kontekstin juridik midis Republikës Srpska dhe pjesës boshnjake kroate–myslimane. Çështja është kthyer në problem ndërkombëtar, ambasadorët e shteteve të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Turqisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe USA që janë anëtarë të PIC, kanë nënshkruar një deklaratë ku i bëjnë thirrje Presidentit të Republikes Srpska, Dodik që të mos mbaj referendumin dhe të respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese, madje në deklaratë ci
tohet se “Republika Srpska do të jetë pjesë integruese e domosdoshme e shtetit sovran te Bosnjë–Hercegovinës” dhe “nuk do ketë ndryshim kufinjësh”. Referendumi i 25 shtatorit mund të sjell të papritura për Bosnjën duke e fut në një rrugë pa krye, si fillim delegjitimimin e Gjykatës Kushtetuese, anullimin e Marrëveshjës së Dayton-it, trazira të brendëshme dhe situata mund të përshkallëzoj deri në ndarjen midis Republikës Srpska me Bosnjën kroate-myslimane e cila përbën magjiorancën në shtetin e Bosnjë-Hercegovinës, pra, duket sikur në Ballkan po ndizet fitili i luftës së radhës dhe pasojat mund të jenë tragjike si asnjëherë më parë, shpresojmë në vullnetin e mirë të njerzëve duke u lënë sa më pak hapsirë eksponentëve politik serb pasi janë të paparashikushëm. Një luftë botërore e ka shkaktuar një person, nuk përjashtohet një tjetër lufte ku shkaktare mund të jetë një ditë Feste.
Shpëtim Beqiri