Emri, Gjermania inkurajon Shkupin dhe Athinën të shfrytëzojnë “mundësinë historike”
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Maria Adebarch, para takimit të Nikos Kotzias dhe Hajko Maas, iu ka bërë thirrje Athinës dhe Shkupit që të shfrytëzojnë “mundësinë historike” për të arritur marrëveshje.
Adebarch ka thënë se ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, kanë biseduar për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve në vitin 2016, por gjithashtu edhe për çështjen ndërkombëtare siç janë bisedimet për emrin me Maqedoninë.
Në Bruksel kanë realizuar një takim edhe ministrat Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, të cilët thanë se marrëveshja varet nga kryeministrat e dy vendeve të cilët pritet të kenë bisedë telefonike në fund të javës.