Emri i Maqedonisë, Greqia insiston në ndryshimet kushtetuese

Një ditë para takimit të paralajmëruar midis kryeministrit, Zoran Zaev dhe kancelares gjermane, Angela Merkel dje është realizuar një bisedë telefonike mes kryeministrit grek, Aleksis Cipras dhe Merkel. Raportohet se temë bisede ka qenë edhe çështja e emrit, me ç’rast Cipras ka theksuar nevojën për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së emrit, por pa përjashtuar edhe ndërrimin e Kushtetutës. Ish ministrja e jashtme greke, Dora Bakojani kritikon Ciprasin, i cili i informon liderët e shteteve të tjera, por jo edhe opozitën greke.

“Është shumë ofenduese edhe për mua personalisht por edhe për partinë që e përfaqësoj që të mësoj nga Zaevi për negociatat rreth çështjes së emrit. Ne duam zgjidhje që do ta pranonte bashkësia ndërkombëtare. Ky është qëllimi. Sepse në këtë moment bashkësia ndërkombëtare e quan Maqedoni. Ne duam një zgjidhje që do ta obligonte bashkësinë ndërkombëtare ta ndryshojë vendimin për njohje dypalëshe dhe t’i quajnë me emrin që nuk do të jetë irredentist ose me pretendime ndaj historisë sonë”- deklaroi Dora Bakojani, Demokracia e Re, Greqi.

Ndërkohë tabelat me mbishkrimet “Autostrada ‘Aleksandri i Madh’” dhe “Aeroporti ‘Aleksandri i Madh’” nga dita e nesërme do t’i takojnë historisë. Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” njoftojnë se nesër në ora 11:00 do të fillojnë me heqjen e tabelave të vjetra. Tabelat e reja “Autostrada ‘Miqësia’” dhe “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup” do të vendosen pasi të verifikohen nga një ekip i posaçëm lektorësh. Këto masa të Shkupit zyrtar sinkronizohen me intensifikimin e negociatave për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë. Ndërkohë shefi i diplomacisë greke Nikos Kocijas do të jetë ndër zyrtarët e parë grek që do të ateroj në aeroportin e Shkupit, njofton Alsat M.

SHKARKO APP