Emri i Maqedonisë, takim tjetër Zaev – Tsipras

Mediat greke nuk përjashtojnë mundësinë e një takimi të ri mes kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev dhe atij grek Aleksis Tsipras.

“Huffingtonpost” duke u thirrur në burime diplomatike, paralajmëron intensifikim të bisedimeve duke mos përjashtuar që deri ne mesin e muajit shkurt të përpilohet edhe draft marrëveshja ndërkombëtare rreth zgjidhjes së kontestit për emrin e Maqedonisë.

Sipas Huffingtonpost, fillimi i muajit mars mund të jetë vendimtar, kur edhe pritet të dihen rezultatet e negociatave për emrin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke ju referuar burimeve diplomatike, mediat greke raportojnë se Qeveria greke është për propozimin “Gorna Makedonija” ndërsa ajo maqedonase për “Nova Makedonia”. Megjithatë, ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic ka hedhur poshtë zërat se palët janë përcaktuar për opsionet e mundshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?