Erdogan i përgjigjet Trump-it: Me ne nuk mund të bisedoni me gjuhë kërcënuese
Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke folur për marrëdhëniet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), porositi se me popullin turk nuk mund të bisedohet me gjuhën kërcënuese. Erdogan qëndroi në qytetin e Detit të Zi të Turqisë, Ordu, ku iu drejtua qytetarëve të tubuar, ndërsa me këtë rast u përqendrua edhe në ndodhitë aktuale. Në theks të fjalimit të presidentit turk ishin tensionet në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Na kërcënojnë, por me ne nuk mund të bisedoni me gjuhën kërcënuese. Ne kuptojmë gjuhën ligjore. Ne do të bëjmë gjithçka që kërkon ligji dhe drejtësia. Nuk do të dorëzojmë askënd, le të mbetet tek ju, neve na mjaftojnë ata që i kemi”, tha Erdogan duke shtuar:“Nëse biem, ne patjetër do të ngrihemi nga ai vend. U ngritëm dje, do të ngrihemi nesër. Vetëm le të qëndrojë populli im në këmbë”.
Ai përsëriti një thirrje të mëparshme ndaj popullit turk, që të japë ndihmën e tij, që lira turke e zhvlerësuar të fitojë, siç u shpreh ai, “luftën e pavarësisë”.
SHBA dhe Turqia kanë patur marrëdhënie të tensionuara kohët e fundit lidhur me disa çështje, si Siria, ambicia e Turqisë për të blerë sisteme të mbrojtjes nga Rusia dhe rasti i pastorit amerikan, të ndaluar në Turqi