Erdogan ‘kërcënon’ Evropën: Do paguash për atë që i ke bërë Turqisë!

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan sërish ka kritikuar Evropën, duke lënë të kuptohet se vendi i tij do ta rivleresojë qëndrimin për t’iu bashkuar BE­-së, duke thënë se Evropa “do të paguajë për atë që ka bërë” kundër popullit turk.

Gjatë një fjalimi në Izmir, Erdogan iu referua Evropës si “njeri i sëmurë”­ një term ky që është përdorur nga politikanët evropianë për ta përshkruar rënien e Perandorisë Osmane, në shekullin e 19­-të, transmeton Rel.

Ai tha se turqit që jetojnë në Evropë po “shtypen” dhe “poshtërohen”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një shekull më parë ata thanë se ne ishim ‘njerëz të sëmurë’. Tash ata janë të tillë. Evropa është duke u shembur”, shtoi Erdogan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më 16 prill në Turqi do të mbahet referendumin, përmes së cilit, pritet t’i rritet pushteti presidentit të vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?