Erdogan: Nëse do jetë e nevojshme, do ndërhyjmë në Qipro si në vitin 1974

‘Ushtria turke nuk do të ngurrojë kurrë të ndërmarrë të njëjtin hap si 45 vjet më parë, nëse është e nevojshme për ë siguruar jetën dhe sigurinë e qipriotëve turq’, tha të shtunën presidenti turk, Erdogan.

‘Turqia nisi operacionin e paqes në Qipro për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e turqve qipriotë që janë një nga pronarët e barabartë të ishullit’, tha Erdogan në një deklaratë për shtyp.

Vërejtjet e Erdogan erdhën në 45 vjetorin e operacionit ushtarak të Turqisë nisur për të mbrojtur popullsinë turke në Qipro.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘E gjithë bota është duke shikuar vendosmërinë tonë. Askush nuk duhet të dyshojë se ushtria heroike turke, e cila e sheh Qipron e veriut si atdheun e saj, nuk do të ngurrojë të ndërmarrë të njëjtin hap që duhej 45 vjet më parë, nëse është e nevojshme për jetën dhe sigurinë e qipriotët turq’, theksoi presidenti turk.

Swiss Digital Mobile Reklama

Erdogan kujtoi se operacioni ushtarak në vitin 1974 erdhi pasi të gjitha hapat diplomatikë u shteruan në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe shtoi:

‘Ata që mendojnë se pasuria e ishullit dhe rajonit i takon vetëm atyre, do të përballen me vendosmërinë e Turqisë dhe turqve qipriotë.’

Turqia, Greqia e Qiproja greke janë përplasur së fundmi lidhur me shpimet e Turqisë për gaz natyror në detin Egje, pranë ishullit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?